Nga Arian Samarxhiu

Kush po e gërryen Luçiano Boçin?

Si opozitar që jam me vjen keq të shoh rënien deri në kufijtë e mjerimit të opozitës .
Dhe kuptohet që qeveria dhe administrata bashkiake vijon e pashqetësuar me revansh pushteti mbledhjet rreth Partisë dhe pse bilanci nuk është për tu krenuar në këto 4 vite .
Lajm për mua është gërryerja e opozites nga parazitët dhe politika e vjetër e blerjes së dinjitetit me tollona e me pare xhepi .
Ka aq shumë gabime në ate çka po bën profesor Luçi ku më I rëndi është mungesa e seriozitetit për të bërë marrveshje politike me aktorët real dhe serioze të qytetit dhe fshatit.
Vijon po e njëjta qasje njëlloj si këto 32 vite me kulisa e thika pas shpine .
Shpresa shikohet tek ata që si lidh gjë me vlerat e Elbasanit .
Sprinti pas të deklasuarve të bashkisë apo atyre që përfaqësojnë besnikët e Taulant Ballës po e ç’bëjnë figurën e një alternative përball pushtetit të Ramës në Bashkinë e Elbasanit.
Elbasani nuk bëhet me kryetar partish të emëruar nga vetë profesori që I mbledh ky i fundit gjoja si koalicion.
Elbasani s’ka LZHK , mbase ka ILIN që puth pllakat ku kalon Luçiano e kujtohet për LZHK që të jetë kandidat për këshill pasi vetë Luçiano nuk e fut në listë .
Elbasani ska legalistë .
Legalistë i bën Luçiano se i ka vën shkelmin në fyt LSI ose partia Ilir Metës e ska si ti fus kandidat në këshill demokratët , e me këtë rast I bën ballist, legalistë , aleancist pse jo dhe komunist po qe nevoja .
Për mos fol për amoralitetin e PD së vulës që për sy e faqe nuk nxjerr kandidat dhe punon edhe më fort për humbjen e opozitës .
Këto që shkrova janë të hidhura dhe unë e di .
Po s’mund të rrija pa thënë të vertetën .