Ministrja e Arsimit, Ervis Kushi ka folur për vendimet e marra pas mbledhjes së qeverisë, ku ka thënë se librat do të jenë falas për nxënësit nga klasa e 1 në të 3. Ajo u shpreh se ky është një vendim që lehtëson barrën financiare të familjeve.
“Nxënësit pasi i përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur, por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë”, tha Kushi.
Kushi ndërtë tjera tregoi dhe një tjetër vendim të marrë që është buxhet shtesë për shpërblimin e sportistëve elitarë. Ajo tha se është marrë vendimi për buxhet shtesë me 45 mln lekë për të shpërblyer sportistët dhe trajnerët.
“Një tjetër kërkesë ka qenë për sportin dhe kemi kërkuar buxher shtesë për shpërblimin e sportistëve elitarë. Këtë vit sportistët tanë kanë kapur rezultate të shkëlqyera dhe na kanë sjellë medalje ari. Dhe këto rezultate na kanë bërë krenarë dhe i kanë tejkaluar edhe parashikimet tona buxhetore. Për të shpërblyer sportistët elitarë dhe trajnerët ne kemi kërkuam 45 milionë lekë dhe kjo u aprovua sot” tha ajo ndër të tjera.