Shqipëria do të jetë gjatë gjithë ditës së sotme nën dominimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Përgjatë orëve të para të mëngjesit, vendi do të ndikohet nga vranësira mesatare e të dendura duke shkaktuar reshje shiu, karakterisitika që pritet të ndryshojnë në pjesën e dytë të ditës duke sjellë periudha kthjellimesh dhe alternime vranësirash kalimtare.
Pasditja sjell një përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku reshjet do të tërhiqen nga shumica e territorit, duke mbetur vetëm reshje të izoluara dhe të dobëta në zonat malore.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Deti pritet të jetë me valëzim të moderuar, nga 2 deri në 4 ballë.