Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
