Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen alarmante në Njësinë Administrative Nr. 3 në Elbasan, shoqëruar me një foto ku duket një ambient pune i amortizuar.

Ai fajëson kryetarin e bashkisë, Gledian Llatja, për mungesën e investimeve, duke e krahasuar godinën me një ndërtesë mesjetare.

Qytetari kërkon të ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e kushteve të punës.

Mesazhi i qytetarit:

“Dua t’ju dërgoj një fotografi nga Njësia Administrative nr. 3 në Elbasan për t’ju treguar kushtet mizerabël që kanë punonjësit e sotëm në vitin 2025.

Këto kushte i ofron punonjësve kryetari Gledian Llatja. Godina si në mesjetë.”