Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e 2 llogarive bankare të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 1 apartamenti të ish-gruas, Albina Mançka.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj prej një viti është shpallur në kërkim nga SPAK dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me Inceneratorët, për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, në korrik 2024 u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Atij me herët i janë sekuestruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124.300 Euro. Pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, që ndodhen gjithashtu po ashtu në kërkim.
Njoftimi i GJKKO:
Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive. Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:
Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shakllës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë
-Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.;
-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;
-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.