Gjykata Kushtetuese ka kaluar për gjykim në seancë publike ankimin e bërë nga shtetasi rus Igor Kokunov, kundër vendimeve gjyqësore të drejtësisë shqiptare, që lejuan ekstradimin e tij në Rusi.

Ekstradimi i 62-vjeçarit rus të arrestuar në pikëkalimin e Muriqanit në Shkodër në gusht 2023, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga drejtësia e Federatës Ruse si i dyshuar për vepra të rënda penale dhe lidhje mafioze, u krye më 30 tetor, në të njëjtën ditë kur Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë procedurën e ekstradimit, raporton a2 CNN.

Në ankimin e kaluar për shqyrtim, Kokunov kërkon konstatimin si antikushtetues të ekstradimit të tij në Federatën Ruse dhe shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Shkodrës, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë për ekstradimin e tij, si edhe veprimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses për pezullimin e ekstradimit të tij në orën 17:15 të 30 tetorit të vitit të shkuar. (A2