Nga Erion Murataj

Uffff sa ditë e ngarkuar për Elbasanin dhe Pulitikën.
Mu deshën disa sekonda ti besoja syve për kuvendin e Bashës sot.
Nuk e di se si i ka mbledhur ato 2-3-4 apo 5 mijë vetë siç tha Jemini por ja që i mblodhi.
E megjithatë fakti që në komisionet e votimeve të delegatëve s’kish lënë kryetar partie rrang qarku e bashkie pa futur tregonte qartë frikën e sabotimit.
Por në çdo rast lufta filloj e nuk do mend që thikat siç e kanë traditë në PD janë mprehur mirë.
Marrëzia nuk është pse e bëjnë por si duartrokasin retorikën që duket si parafabrikatet e dinamos së Elbasanit që sonte vrojtonin drejt sheshit festën e çuditshme të fërgesës që prezantohej nga një delikat që i mungonin kanelonit ( për që se dijnë janë një lloj ushqimi italian që i ngjason byrekëve me salcice) .
E në çdo rast tangente të pëbashkët kanë si evente.
Shumë nga ATA të kuvendit të Lulit sot kanë ngrën kanelonin që kërkonte ky zë holli i fërgesës së Elbasanit pasi po besojnë çorbën e vjetër që i ngjason fërgesës që me pompozitet sonte feston Elbasani .
Megjithatë rëndësi ka që të dy eventet lumturuan njerëz që kishin dal në shesh a kuvend për të ngrënë.