Ditën e sotme do të mblidhet dy herë Kuvendi i Shqipërisë. Bëhet me dije se një seancë do të nisë në orën 10.00, ndërsa tjetra në orën 11.00.

Në orën 10.00 do të përkujtohen viktimat e Holokausit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokausit, ku do të mbajnë fjalën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama si dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Ndërkohë në orën 11.00  mblidhet sërish Kuvendi për të diskutuar një sërë çështjes, ku në rend dite është edhe interpelancë mes ministres Evis Kushi dhe deputetetes Erisa Xhixho. Një tjetër interpelancë është ajo mes ministres së Kulturës Elva Margariti me deputeten Ina Zhupa.

Rendi ditës:

Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 26. 1.2023, ora 11 :00.

Rendi i dites i seances p1enare eshte si me poshte:

Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 16.1.2023 ;

Njoftime;

Pyetje per Ministren e Arsimit dhe Sporteve Znj. Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho

Pyetje per Ministren e Arsimit dhe Sporteve Znj. Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho

Interpelance me Ministren e Kultures Znj. Elva Margariti nga deputetja Ina Zhupa

Akt Normativ Nr.19 , date 29.12.2022 ” Per disa ndryshimr ne Ligjin nr. 115/2021, “Per Buxhetin e vitit 2022”, te ndryshuar.

Projektl igj “Per gazet serre te fluorinuara” .

Projektligj “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen Nderkombetare te HongKongut per Riciklimin e Sigurt dhe Mjedisor te Anijeve, 2009”

Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombetare”, te ndrysh uar” .

Projektligj “Per miratimin e rezolutave nr.663 ” Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI ” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD)

Projektligj ” Per miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC)”

Projektvendim ” Per miratimin e plani vjetor 2023 per zbatimin e programit te statistikave zyrtare 2022-2026″

Projektvendim ” Per ngritjen e Komisionit Hetimor “Per verifikimin e ligjshmerise se shpenzimeve te udhetimeve me avion jashte shtetit te Kryeministrit ne detyre , nga data 10.9.2013 deri me date 31.1 0.2022″” .__ -·

Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

Diskutime per çeshtje jashte rend it te dites (60′).

Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik, si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe dote shqyrtohet.

Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.