Sali Berisha në “Foltoren” me shqiptarët e Floridas u shpreh se mijëra demokratë u mblodhën në Kuvendin e djeshëm, 11 dhjetor në “Air Albania” pavarësisht presioneve të qeverisë që ka marrë peng udhëheqjen e PD-së.
Berisha: Duhet të pranojmë presione të pandershme edhe të pengut të qeverisë, deputetit Basha i asistuar në një mënyrë ose tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar, faktikisht e marrjes peng të opozitës nga qeveria.
Berisha sulmoi edhe miliarderin George Soros, për të cilin tha se me Fondacionin e tij ndërmori reformën e Drejtësisë me qëllimin e vetëm për t’i dhënë Edi Ramës në dorë drejtësinë. Rezultatet e kësaj reforme janë katastrofale në Shqipëri, sipas Berishës.
Home AKTUALITET POLITIKË Kuvendi në “Air Albania”, Berisha: Demokratëve iu bë presion nga deputeti Basha...