Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për plotësimin e vakancës të lënë nga heqja e mandatit të deputetit Ervin Salianji. Në shkresën drejuar KQZ-së, Kuvendi thekson se duhet të plotësohet vakanca e lirë. Salianji iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Kërkesa e Kuvendit:

I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “dh” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.

Kuvendi njofton KQZ-në për mandatin e Salianjit, zbardhet kërkesa

Shkresa