Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte në orën 10:00 do të zhvillojë një seancë maratonë ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i programit qeverisës dhe përbërja e kabinetit qeveritar.
Në rendin e ditës është parashikuar paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.
Po ashtu pritet, gjatë seancës plenare, e cila mund të zgjasë në një afat të pacaktuar pritet që të zhvillohet një debat mbi programin politik.
Ndërkohë mbi programin e qeverisë në orën 13:00 priten përgjigjet e pyetjeve nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.
Një ditë më parë mazhoranca bëri publik edhe programin për 4 vitet në vijim.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
(Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)
– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1
të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të
Presidentit të Republikës, ora 10:00
– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110,
pika 3 të Rregullores, ora 13:00
– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4
të Rregullores, ora 16:00
(Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve)
Hapja e debatit
– Koha e votimi.e.su./abcnews.al