Kuvendi rikthehet sot në seancë parlamentare, ku është parashikuar t’i dedikohet problemeve të qytetarëve.
Edhe këtë herë opozita e ka paralajmëruar se nuk do të lejojë vijimin e punimeve, duke e cilësuar kuvendin një institucion që funksionon në ilegjimitet të plotë.
Nga Kuvendi Kombëtar, Berisha foli për një përshkallëzim të qëndrimeve me mosbindje civile, jo vetëm në sallën e parlamentit, por kudo në vend. “Ne do ta përmbysim diktaturën e bandave, të krimit dhe të drogës. Mosbindja civile është betimi ynë”, tha Berisha.
Edi Rama nuk rrëzohet me fjalime, i tha pjesës tjetër të opozitës, duke e ftuar t’i bashkohet aksionit. Një thirrje kishte për çdo shqiptar, të angazhuar apo jo në politikë: “Çdo shqiptar duhet ta ndajë mendjen se kjo nuk është betejë politike, por një luftë për shpëtimin e kombit”.