Erion Murataj PSD

Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.

Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 33- vjeçarin.

Në vitin 2014-të, Prendi humbi nipin e tij nga një atentat që i bënë në urën e Milotit. Taulant Prendi thuhej se u vra për shkak të konfliktit që kishte për pronat. I riu u vra vite më parë së bashku me kushëririn e tij ndërsa u plagos dhe vëllai i tij. Gjovalin Prendi në një prononcim për mediat në vitin 2014 është shprehur se nuk kanë pasur asnjë konflikt duke i kërkuar qeverisë të zbardhte vrasjen dhe të vihej në vend drejtësia.

“Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- ka thënë në atë kohë Gjovalin Prendi