Report Tv e Shqiptaja.com siguron foton e Dritan Nanos, I cili sipas grupit hetimor është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e djeshëm tek zona e Ish Bllokut në Tiranë.
Dritan Nano, 58 vjeç, i cili ishte klient i studios Ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit ishte një prej 8 trashëgimtarëve të pronës në digën e Liqenit ku janë ndërtuar kullat nga biznesmeni Bashkim Ulaj.
Ai së bashku me trashëgimtarët e tjerë ka fituar gjyqin deri në apel, të asistuar nga avokat Mëngjesi, por më pas ai i vetëm ka refuzuar të paguajë detyrimet sipas kontratës. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja. Një muaj më parë të dyja palët kanë pasur një takim por s’kanë gjetur dakordësi. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, ndërsa në fund ka zgjedhur dhunën.
S.G/Shqiptarja.com

