Janë zbardhur detaje të reja nga seanca gjyqësore e bërë ndaj ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Kualifikimit dhe akuzohen se kanë bërë ndërhyrrje në tendera korruptivë.
Ndërsa gjatë seancës gjyqësore, burime të Fax Neës bëjnë me dije se avokati i Thoma Gëllçit tha se klienti i tij kishte shprehur se dëshironte të rikandidonte për postin e mëparshëm, prandaj ishte ndërmarrë ky sulm ndaj tij.
Pas shpalljes së vendimit për lënien në burg të Thoma Gëllçit, avokati i tij tha se do të ndërmerreshin hapa ligjorë për të kundërshtuar masën e arrestit të vendosur ndaj klientit të tij.