Personi që shihni në foto është Ludian Zaimi, polici i cili me 5 plumba vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, në Komisariatin nr.3 në Tiranë.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar të paktën 5 herë kolegun e tij.
Edhe pse Saliasi është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me ngjarjen autori 25-vjeçar është shprehur se kolegu e tallte prej kohësh dhe se kjo e kishte çuar ta vriste.
Viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.