Kryeministri i vendit Edi Rama nga Univeristeti Bujqësor i Kamzës foli mbi planin e qeverisë shqiptare për  heqjen e akcizës së naftës, taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit për të gjithë fermerët që kryejnë punë të mekanizuara në Bujqësi.

Rama në fjalën e tij u ndal dhe tek përfitimet që vijnë nga studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku sipas tij studentët që dalin prej aty mund të sigurojnë një vend punë ku mund të fitojnë shumëfishin e asaj që mund të fitonin jashtë nga një punë e zakonshme.

“Ky është vendi për të marrë dijet e nevojshme dhe për të fituar shumë tepër se sa një rrogë, ky është vendi në këtë Universitet.

Duke u bërë vlerë e shtuar për një sektor që do t’i ketë gjithnjë e më të mëdha nevojat për burime profesionale njerëzore, për të ofruar konsulencë në bujqësi si agronomë dhe në gjithë gamën e këtyre profesioneve dhe realisht për të fituar shumë më tepër se një rrogë.

Një njeri i ditur në bujqësi mund të fitojë shumëfishin e saj që do të fitonte jashtë dhe do të bënte një punë të zakonshme kudo qoftë. Kjo kërkon këmbë për të ecur për të lëvizur, për të pasur kontakte me më shumë se një vend pune. Ama kjo është e bëshme. Ashtu siç është e qartë që me zhvillimin rural ne nuk flasim vetëm për prodhimin bujqësor apo blektoral, por edhe për dy industri të tjera. Peshkimi nuk është një industri e re, por si industri me impakt ekonomik për vendin është një industri shumë re. Kur ne kemi nisur punën për ta ndërtuar këtë industri që ishte një hapësirë varkash që lëviznin pa busull dhe duhet të shkonin që të furnizoheshin me naftë në Itali, sepse nuk i përfillte njeri. Eksportet ishin nën 20 milionë euro, ndërsa sot jamë mbi 100 milionë euro.

Flota jonë e peshkimit sot nuk është ajo që unë ëndërroj por është shumë më mirë se sa ajo që ishte më parë.

Gjithashtu agoturizimi është një industri që kërkon njerëz me dije pranë atyre që investojnë. Nuk është çështja e një bujtine, dy kamarierëve dhe një pronari, por është çështja e krijimit të produkteve që bëjnë diferencën”, tha Rama.

fax