“Mikrofluturuesi”, u prezantua ditën e mërkurë nga Northwestern, ka madhësinë e një grimce rëre dhe është shumë më e vogël se një milingonë normale. Ky mikroçip operon pa ndihmën e një motori dhe mund të ngrihet në fluturim vetëm me ndihmën e erës si një helikopter.

Strukturat e tij janë të ndërtuara në një mënyrë që mund të mund të lejojnë vendosje e sensorëve, antenave dhe memories. “Qëllimi jonë ishte të shtonim aftësinë e fluturimit në sistemet elektronike të shkallës së vogël, me idenë se ato do të na ndihmojnë në monitorimin e ndotjes së mjedisit, survejimit të popullsisë apo ndjekjen e përhapshmërisë së sëmundjes.” tha John A. Rogers, drejtues i ekipit që krijoi këtë pajisje.

“Ne arritëm të krijonim një produkt të tillë pasi u inspiruam nga bota biologjike. Përgjatë miliarda vitesh, natyra ka dizenjuar farat me aerodinamikë të sofistikuar. Ne i morëm këto koncepte të dizajnit, i adoptuam dhe i aplikuam në qarqet elektronike.

Inxhinierët studiuan pemët e panjes dhe mënyrën se si farat e tyre shpërndaheshin përmes erës dhe më pas arritën të dizenjonin aftësitë fluturuese të Mikrofluturuesit.