Qeveria e Nikaraguas i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin dhe është afruar me Pekinin, duke thënë “në botë është vetëm një Kinë”.

Njoftimi i këtij shteti nënkupton që tani kanë mbetur më pak vende që kanë raporte zyrtare diplomatike me Tajvanin, përfshirë fqinjët e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, Hondurasin dhe Guatemalën, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

“Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri legjitime që i përfaqëson tërë Kinën e Tajvanin në një pjesë të padyshimtë të territorit kinez”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Nikaraguas, Denis Moncada.

“Qeveria e Republikës së Nikaraguas i ndërpret raportet diplomatike me Tajvanin nga sot dhe ka ndërprerë çfarëdo kontakti ose marrëdhënie zyrtare”, shtoi ai.

Kina dhe Tajvani janë qeverisur ndarazi që nga përfundimi i luftës civile kineze para më shumë se 70 viteve. Tajvani tani ka sistem demokratik, por Partia Komuniste e Kinës e cilëson thjesht si ishull kinez, pavarësisht se nuk e kontrollon.