Mirëpo një investigim i ri nga ProPublica ka bërë të ditur se platforma e komunikimit WhatsApp nuk është aq e sigurtë sa reklamohet nga Facebook. Kompania po paguan aktualisht ekipe kontraktorësh përreth botës për të lexuar mesazhet që dërgohen në WhatsApp dhe moderuar përmbajtjen që gjejnë.
“Facebook ka punësuar më tepër se 1,000 punonjës të cilët kanë mbushur zyrat e ndërtesave në Austin, Texas, Dublin dhe Singapor, ku ata ekzaminojnë miliona përmbajtje të përdoruesve të WhatsApp” shprehet ProPublica.
Një përfaqësues i Facebook tha për Insider se ata lejojnë raportimin e abuzimit në aplikacionin e tyre, dhe këto raportime ndiqen nga kontraktorët. Kur një përdorues raporton një abuzim, moderatorët e WhatsApp marrin “mesazhet e fundit të dërguara nga personi apo grupi që ju keni raportuar”.
Teorikisht Facebook nuk është në gjendje të dëgjojë telefonatat personale ose të lexojë mesazhet e dërguara në WhatsApp për shkak të përdorimit të shërbimit end-to-end encryption.
Mënyra e vetme përmes të cilës ato arrijnë të lexojnë bisedat tuaja është kur ju raportoni një person për abuzim, pasi chat-i juaj dërgohet për ekzaminim të mëtejshëm.