Kylian Mbappe fitoi çmimin Lojtari më i mirë i Vitit në “Globe Soccer Awards Europe”. Ky vlerësim iu dorëzua në ceremoninë e mbajtur të martën në Sardenja.
Sulmuesi francez triumfoi në garën me dyshen e Real Madrid, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.
Ata do të jenë shokët e skuadre prej seonit të ardhëshëm me Mbappe te “Los Blancos”. Kjo ishte hera e dytë që Kylian Mbappe vlerësohej me këtë çmim pas atij në 2021.
Trajneri i vitit u shpall Xabi Alonso i Bayer Leverkusen. Mikel Barcelona për femra dhe Manchester City, kampionë të Europës, merituan çmimin e ekipit të vitit.
Për të 12 herë menaxheri më i mirë u përzgjodh Jorge Mendes. Zbulimi i këtij sezoni ishte Atalanta e Berat Gjimshitit, fituese e Europa League.
Tv Klan