Një foto është bërë virale dhe ka thyer rrjetin ditët e fundit.

I shpërndarë në LinkedIn nga Torrey Leonard, bashkëthemelues dhe CEO i startupit Thoughtly, tregon bashkëthemeluesin e tij Casey Mackrell duke punuar në laptop gjatë dasmës së tij.

Leonard shpjegoi rrethanat, duke vënë në dukje se kompania kohët e fundit kishte siguruar një klient të ri me një afat kohor prej dy javësh për nisjen e një projekti dhe dasma e Mackrell ndodhi në të njëjtën kohë.

Që atëherë, ai ka grumbulluar disa reagime dhe komente, ku shumica janë negative.