Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.
Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Nikolin Gjolena, i dënuar me 17 vite burg, do të kryejë dënim prej 11.4 vitesh burg; Viktor Cervanaku, i dënuar me 15 vite urg, do të kryejë dënim prej 10 vitesh; Enxhi Ferhati nga 12 vite, dënohet me 8 vite burg; Klajdi Kodra nga 17 vite dënohet me 11.4 vite burg; Bledar Matoshi nga 12 vite , dënohet me 8 bite burg; Denilson Çervanaku nga 17 vite dënohet me 11.4 vite burg; Zenel Çervanaku nga 14 vite dënohet me 9.4 vite burg; Redion Meshi nga 14 vite dënohet me 9.4 vite burg; Julian Malaj nga 3 vite dënohet 2 vite burg; Marildo Rona nga 12 vite dënohet me 8 vite burg.
Rreth 485 kg kokaine u trafikuan nga Kolumbia nëpërmjet një ngarkese me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për nxjerrjen e lëndës narkotike, grupi kriminal kishte kontraktuar 2 shtetas kolumbianë që i shpëtuan arrestimit.
Për këtë rast, SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri./abcnews.al