Lady Gaga dhe Brad Pitt do interpretojnë se bashku për herë të parë. Filmi “Bullet Train” me regji të David Leitch, bazuar në romanin “Maria Beetle” të Kotaro Isaka tregon historitë e vrasërve të ndryshëm në linjën hekurudhore të shpejtësisë të lartë drejt Tokios.

Ai do të ketë si protagonistë yllin holliwoodian Brad Pitt dhe këngtarën, tashmë edhe aktore Lady Gaga-n. Pas suksesit të MTv Music Award me albumin Chromatica, artistja po pregatitet për rolin e ardhshëm.

Lady Gaga është fituese e një çmimi Emmy falë serialit televiziv American Horror Story Hotel dhe një nominimi për cmimet Oskar falë interpretimit të shumë vlerësuar të saj tek “A star is born”.

Lady Gaga, ka qenë pjesë e kastit dhe në filmin e fundit të regjizorit të famshëm Ridley Scott, i cili ka qendër figurën e Patricia Reggianit, ish-bashkëshorten e stilistit të njohur Maruizio Gucci, themeluesi i shtëpisë së famshme të modës.