Home ELBASANI SOT VIDEO/Rruga “Tomorr Domi”në lagjen “5 Maj” prej vitesh pa kanalizime.

VIDEO/Rruga “Tomorr Domi”në lagjen “5 Maj” prej vitesh pa kanalizime.

92

Banorët: Duhet ndërhyrje

Rruga “Tomorr Domi” në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit prej vitesh nuk ka kanalizime. Banorët e kësaj zone thonë se  janë ndier të rrezikuar dhe shprehen se pavarësisht ankesave dhe kërkesave të tyre gjendja e kësaj rruge është njësoj.

Gjatë çdo stine banorët e kësaj lagjeje ndihen të rrezikuar për jetën e tyre prej përhapjes së epidemive te ndryshme sëmundjeve si dhe përhapjes së infeksioneve. Sipas tyre mungesa e kanalizimeve përben rrezik jetësor dhe sa më parë duhet bërë dicka .

Veç mungeses së kanalizimeve rruga prej vitesh nuk ka asnje investim edhe në infrastrukturë duke ia vështirësuar jetën banorëve.

https://youtu.be/FvEYGDMI_XM