Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska ka deklaruar se do të kandidojë në garën e 14 Majit për kryebashkiake të Tiranës. Edhe pse vjen nga radhët e demokratëve, ajo ka zgjedhur të mos qëndrojë krah Belind Këlliçit, por të garojë dhe vetë përballë tij dhe Veliajt.

“Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut”, u shpreh Përnaska.

Mirëpo, pa u bërë ende 24 orë nga kjo deklaratë, demokratët i kanë publikuar Lajla Përnaskës një foto me kryebashkiakun aktual Erion Veliaj. Ata ngrenë dyshime për garën e ish-deputetes demokrate, në një kohë që PD ka kandidat zyrtar Belind Këlliçin.

Erion Veliaj dhe Lajla Pernaska