Një 80 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në qytetin e Kavajës pasi ra në një kanal.
Ai është shtetasi me inicialet B.H, i cili ra aksidentalisht në kanal dhe për pasojë humbi jetën.
Njoftimi i policise:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.