Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dushk të Lushnjes, ku ka humbur jetën 55-vjeçari Agron Bani.
55-vjeçari ka qenë duke punuar në tokat bujqësore me traktor, ku ka humbur drejtimin e mjetit, dhe për pasojë traktori e ka zënë poshtë.
Mësohet se Bani ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
