Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier.
Burime per mediat bëjnë me dije se katër automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy shtetas janë lënduar.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të shumëfishtë