Ish kryeministri, Sali Berisha:

Me këtë mesazh dua t’ju ftoj juve të gjithë delegatëve të Kuvendit të PD që keni firmosur apo jo formularin të jeni nesër të pranishëm dhe të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demorkatëve shqiptarë në një forcë konservatore të shoqërisë tonë, në një forcë të vërtetë opozitare të sigurtë që do udhëheqë revolucionin demokratik, sot në përmbysjen e narkoshtetit shqiptar dhe rikthimin e votës së lirë për anëtarët dhe simpatizantët e PD, rikthimine votës së lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi.

Të dashur delegatë moti është factor që nuk varet nga ne. Sugjerimi ynë është që të vini të përgatitur me veshjet me të trasha të mundshme. Shiu nuk bie në zonën ku do ulen delegatët. Unë ftoj me këtë rast të gjithë ata delegatë të PD, duke përfshirë edhe të themi kryetarin e saj Lulzim Bashën, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të vijnë nesër në PD edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne.