Kur ka kaluar më shumë se 24 orë, nga vrasja e Can Karriqit, policia ka shoqëruar të paktën 15 persona, shumica e të cilëve familjarë e miq të viktimës, apo edhe dëshmitarë okularë në momentin e ekzekutimit.
Por, pavarësisht numrit të partë të të shoqërurve gupi hetimor nuk ka marrë asnje të dhënë për motivet apo të krijojë një identit të autorëve. Ndërkohë burime nga grupi hetimit që po heton për këte ngjarje thanë se në mjetij e gjetur të djegur në institut pas krimit nuk ka asnjë të dhënë.
Edhe pse hetuesit kanë bërë makisimumi për përfittimin e ndonjë prove është mjaft e vështirë pasi si automjeti edhe arma e gjetur aty janë shkrumbuar tërësisht. Gjithashtu sipas po të njëjtave burime, armës i është fshirë edhe numri serial.
Përsa i përket dinamikës së Krimit, ngjarja ështe fiksuar nga dy kamera sigurie, ku ku po konsumonte kafenë i riu ka fiksuar të gjithë ngjarjen. Referuar kamerave të sigurisë, rezulton se Can Karruqi është qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë nga lokali dhe ka hipur në automjetin e tij. Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë, ku si pasoja 30-vjeccari mori 4 plumba. Hetuesit kanë dyshime se personat që kanë kryer ekzekutimin, janë vrasës me pagesë dhe atentati është ka qenë i mirë menduar.
Nisur nga e kaluara e viktimës që rezultojnë me precedent kriminal, hetusit kanë dyshime se shkak është bërë përplasja mes bandave kriminale. Gjithashtu sipas informacioneve të siguruar mësohet se po hetohet në të njëjtën linjë edhe me vrasjen e dyfishtë të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në muajin nëntot. Fax neës ka mësuar se në policinë e Shtetit ditën e djeshme departamenti i hetimit të krimeve të rënda, ka bërë bhe mbledhje, ku është diskutuar për atentatin mafioz, por edhe për ngjarjen në Vlorë, ku i’u vu tritol, Indrit Sadedinit, i cili kori plagë të rënda. Pas diskutimeve nisur edhe për nga mënyra si janë nga autorët këto ngjarje, drejtuesit e lartë të departamentit te krimeve kanë bindjen se ato vijnë nga krimi i organizuar. Në përfundim të kësaj mbledjeje u dhanë disa urdhësime që oersona të caktuar të mbaheshin ne përgjim apo vëzhgim.