Një ditë pasi FRP firmosi marrëveshjen dhe bëri koalicion me Lulzim Bashën, kreu historik i kësaj force politike, Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme.

Në negociatat e FRD për marrëveshjen me Partinë Demokratike, mori pjesë Sali Shehu, ndërkohë që diskutimet mes tyre qenë të gjata. Në letrën që Topi ka dorëzuar në strukturat e Partisë nuk bëhen të ditura arsyet e vendimit të tij, ndërkohë që mbetet për tu parë sesi do të vazhdojë drejtimi i kësaj force politike.

Në zgjedhjet e fundit Bamir Topi ka qenë në aleancë me Partinë Socialiste, dhe nuk dihet nëse kjo është një lëvizje e tij taktike, për të ruajtur marrëdhëniet e mira me të majtët.

Vijon…

Fax Web