Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Burime bëjnë me dije se një këmbësore ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga kamioni.

Mësohet se gruaja po kalonte rrugën në momentin që u përplas, dhe nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të dalë njoftimi zyrtar.