REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!