Arrestohet autori i grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.

Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.

Ky është momenti kur një person, ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë. Dyshohet që autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra.

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.

Ardit Murataj