Ditë historike për Shqipërinë. Vendi ynë është zgjedhur për herë të parë Anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për vitin 2022-2023.

Shqipëria u zgjodh anëtare duke u mbeshtetur nga 175 vende anëtare të OKB-së, teksa në votim morën pjesë në votim 190 vende.

Prezente gjatë votimit ishte Ministrja Olta Xhaçka, e cila nga fotot e mëposhtme shihet tepër e lumtur për arritjen.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord