Është vetëdorëzuar në komisariatin e Lushnjes, Kastriot Hasalla, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen Romeo Hasallës, dy ditë më parë.

Ai ishte në kërkim nga policia pas vrasjes së kushëririt të largët Romeo Hasalla, 30 vjeç dhe plagosjen e babait të viktimës dhe dy vëllezërve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas ku pati një konflikt për një sipërfaqe toke. Pasditen e ditës së krimit u arrestuan nga policia, vëllai i Kastriotit, Afrim Hasalla dhe nipi Marjus Hasalla.

Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.

Ai është dorëzuar pas tratativave dhe ndërmjetësimit të Drejtorit të Policisë së Qarkutit Fier, Ferdinand Mara.