Lutfi Zacelli 70-vjeç është arrestuar nga Policia e Fierit për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.
Sipas uniformave blu në datë 18 janar të këtij këtij viti, SHKBB u njoftua nga Informacioni se gjatë kontrollit në pakon postare të dërguar nga 70-vjeçari për të dënuarin G.Z., babë e bir janë konstatuar 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.
Njoftimi i plotë:
Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.
Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.
Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:
“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.