Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, me skuadrën kuqezi që zbret në fushën e “Arenës Kombëtare” vetëm për fitore kundër Ukrainës.
Kombëtarja jonë kërkon tre pikët në mënyrë që të synojë vendin e parë në Grupin B1, duke shpresuar dhe te një barazim në takimin mes Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.
Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga një grup arbitrash portugez, me João Pinheiro si kryesor, Bruno Jesus dhe Luciano Maia në krahë, João Gonçalves si arbitër i katërt dhe Tiago Martins me André Narciso që do të asistojnë nga dhoma e VAR-it.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë që ta ndiqni live në “DigitAlb”.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Sylvinho
Top Channel