Është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, në fshatin Barbullush. Pas konfirmimit përmes analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjesimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.
Kryeveterineri Mark Preci thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sugurtë ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve, pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.
fax