Home AKTUALITET LAJM I FUNDIT/ Kontrolli i mjetit fundos 4 shokët në Tiranë, zbulohet...

LAJM I FUNDIT/ Kontrolli i mjetit fundos 4 shokët në Tiranë, zbulohet laboratori i drogës (EMRAT)

280

4 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur me një laborator droge, ku kultivonin lëndë narkotike me llampa.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Gerhard Duro, Skënder Ismaili, Ervin Shametaj dhe një person tjetër i mitur.

Zbulimi i laboratorit të drogës u bë pasi policia ndaloi mjetin e Shametajt dhe gjeti aty dis kubikë me lëndë narkotike, dhe më pas nisën hetimet e mëtejshme.

Sipas burimeve këto persona ne bashkëpunim me njëri-tjetrin mbillnin hashash në një ambient të mbyllur në zonën e Kodrës së Diellit. Nga burimet bëhet me dije se në atë ambjent janë sekuestruar 52 fidanë si një disa fidanë të tjerë të cilët personat i kishin më vete në makinë.

Ndërkohë operacioni është shtrirë edhe në zonën e Baldushkut ku ku policia ka gjetur lendë narkotike e dyshuar kanabis sativë nëpër banesa.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.

Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona.

Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme