Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim me Presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.
Ukraina ndodhet nën sulmet e egra ruse që prej 24 shkurtit të vitit 2022.
Disa liderë botërore kanë vizituar Kievin në javët pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, për të shprehur mbështetjen e tyre për sovranitetin territorial të këtij vendi dhe për të dënuar ashpër sulmet e Vladimir Putinit.
Kujtojmë që Shqipëria është bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konfliktin e shkaktuar nga Rusia në Ukrainë.
Disa javë më parë, Rama u pyet në lidhje me një vizitë të mundshme në Kiev, ku dha këtë përgjigje:
“Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm, mendoj se nuk është momenti që tju zë radhën të tjerëve. Nëse do të vinte radha, padyshim që do e pranoja këtë vizitë me respektin më të madh”.
Në Kiev edhe Dritan Abazoviç
Sipas “Vijesti”, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.
Vijesti” shkruan se Abazoviç ka hedhur idenë e një vizite të përbashkët me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski në Kiev dhe theksohet se ideja e tij është pranuar nga kolegët.