Pak minuta më parë janë ndier sërish lëkundje tërmeti në qarkun e Dibrës.

Sipas të dhënave nga “emsc”, sot në orën 11:23 në zonën e Dibrës ka pasur lëkundje me intensitet 4.7 e shkallës Rihter. Sipas përditësimeve epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin shqiptaro maqedonas, dhe është ndjerë shumë në disa fshatra të Bulqizës.

Vlen të theksëojmë që sot në mëngjes janë ndier lëkundja 4.4 e shkallës Rihter ishte me epiqendër në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë.