Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lallën për dënimin me 2 vite burg.
Avokati i Lallës: Unë isha në gjykatën e Apelit dhe shtrova pretendimet e mia për mbrojtjen ligjore. Klienti im ndodhet aktualisht në regjim spitalor.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të rënda mori vendimin për të dënuar ish prokurorin e përgjithshëm me 23 vite burgim gjithashtu e ndaloi që të ushtronte profesionin e tij për 5 vitet e ardshme.
Nuk dihet nëse ai ndodhet brenda Shqipërisë, por gjithsesi policia do të shkojë menjëherë për të ekzekutuar urdhërin sa i përket vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit. Gjithashtu së bashku me urdhërin për arrestimin e tij, do të ekzekutohet urdhëri për konfiskimin e pasurisë së ish kryeprokurorit të përgjithshëm.