Mëngjesin e sotëm në autostradën e re Kashar-Thumanë, një makinë është përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Pamjet tregojnë se flakët vazhdojnë ende të rrethojnë mjetin, dhe pritet që zjarrfikësja të arrijë sa më shpejtë në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet një defekt elektrik i automjetit.