Pasditen e sotme një automjet tip “Peugeot” ka shpërthyer në flakë gjatë momentit të ecjes në autostradën Tiranë – Durrës.
Policia njofton se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale Xh.K dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.