Dy turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmja e kaluar në fshatin Curraj i Epërm në Tropojë. Turistët po eksploronin zonën një ditë më parë dhe rreth orës 21:00 kanë dhënë alarmin e kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet pasi për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin ecjen. Gjetja e tyre është bërë e mundur vetëm sot, në vendin e quajtur “Vashqefen”.
Nga punonjësit e Policisë që kanë përshkuar me këmbë të gjithë zonën e thepisur. Efektivët, fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit. Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë Tropojë: Punonjësit e Policisë, të përkushtuar dhe të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve. Pas shumë orësh udhëtimi në këmbë, në zonë të vështirë, punonjësit e Policisë bëjnë të mundur gjetjen dhe transportimin disa orë me krahë dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, të 2 turistëve gjermanë.Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se dy shtetas (turistë gjermanë), duke eksploruar zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin ecjen. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në tërrenin e thepisur, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”. Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrëzikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit. Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.