KQZ njofton se ka përfunduar edhe procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në 12 qaqet e vendit.

1. Kukës

2. Shkodër.

3. Dibër

4. Durrës

5. Fier

6. Tiranë

7. Berat

8. Lezhë

9. Vlorë

10. Gjirokastër

11. Korçë

12. Elbasan

Kështu është mbyllur i gjithë procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit. 

PS ka marrë mandatin e katërt me një rezultat të thellë votash duke mundur për të katërtën herë PD-në.

PS ka marrë rreth 122,255 vota nga Diaspora dhe 733,727 vota brenda vendit.

Ndërsa PD ka marrë 482,215 vota brenda vendit dhe 47,075 vota jashtë vendit.

PS në total ka marrë 83 mandate, ndërsa PD 50 mandate. Mandatet e tjera janë ndarë Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat, PSD 3 mandate.