Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që derimë tani paraprakisht konfigurimi është 8 mandate për PS, 6 për PD dhe asnjë për LSI dhe partitë më të vogla.

Qarku duket se do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ, pasi i pari në listën e kandidatëve të PS, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se diferenca që balanca e mandateve të ndryshojë është shumë e vogël.

“Na rezulton që e kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e 9, kemi diferencë ne 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar”, tha Balla, duke lënë kështu të hapur mundësinë e ndonjë ankimimi.

Faxweb.al